10 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Para koncertit në Korçë, Goran Bregoviq merr ‘bekimin’ e nënkryetarit të komunës së Beogradit

Rekomandime

Ditën e sotme artisti boshnjak me identitet serb, Goran Bregoviq ka takuar nënkryetarin e Komunës së Beogradit, Goran Vesiq.

Ky i fundit e ka falenderuar Bregoviqin për promovimin e muzikës serbe gjithandej nëpër botë.

- Advertisement -

Vesiq gjatë takimit me të tha se nuk ka asnjë artist në Serbi që ka promovuar Beogradin më shumë se Goran Bregoviq, duke pasur parasysh popullaritetin e tij të madh në të gjithë planetin.

“Ai tregon historinë e tij muzikore për Beogradin në mbarë botën pothuajse çdo ditë”, tha nënkryetari i Beogradit.

- Advertisement -

Theksojmë se Bregoviq ditën e sotme konfirmoi pjesëmarrjen e tij në Festën e Birrës në Korçë, ku dhe do të performojë më datë 22 gusht.

Ndërsa në nëntor të vitit 2020, nënkryetarit të Komunës së Beogradit, Goran Vesiq iu ndalua hyrja në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit