13.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Reagon trajneri i njohur: Flamuri i Kosovës duhet të valojë dhe jo i Shqipërisë

Rekomandime

Faruk Statovci në emisionin sportiv në ATV, ‘’Ekipi A”, është nxehur për faktin që tifozët në ndeshjen Suedi- Kosovë kanë valëvitur flamurin e Shqipërisë si dhe nuk është dakord me shprehjen e shënuar nga tifozët që “Kosova është Shqipëri”.

- Advertisement -

“Ne e kemi flamurin tonë, flamuri i Kosovës duhet të valojë këtu e flamuri i Shqipërisë ka mujt me valu në Shqipëri. Ne duhet me ju gzue suksesit edhe të kombëtares sonë Kosovës edhe të Shqipërisë. Por përderisa është Kosova dhe e ka një flamur, nuk muj me dashtë tjetër më shumë se Kosovën”, tha ai.

Ndër të tjera ai shprehet që Shqipërinë e do por parësore është Kosova si dhe nëpër stadiume duhet valëvitur vetëm flamuri i Kosovës. Ai ka shtuar që njerëzit duhet të harrojnë që mund të kemi një bashkim Kombëtar pasi tanimë i kemi dy ekipe dhe dy flamur të ndryshëm që përfaqësojmë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit