11.4 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Kimete Berisha “godet” Arben Vitinë: E ka rrezikuar shëndetin publik për t’u bërë kryetar i Prishtinës

Rekomandime

Berisha ka thënë se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është ministri i parë në botë që ka liruar të gjitha masat antiCovid, dhe ka vepruar sikurse ka përfunduar pandemia.

“Arben Vitia e ka rrezlkuar shëndetin publik për t’u bë kryetar Prishtinës. Ku ka krlm më të madh se ky! Ministri i Shëndetësisë është në gjendje ta jap jetën tënde për t’u bërë kryetar i komunës. Ai e flijon jetën tënde, kaq kollaj, sepse ti e lejon, me padije dhe me nevojën e pakontrolluar për liri në kohën kur ‘liria’ të çon në sëmundje dhe larg qoftë në vde.kje!”, ka shkruar Berisha në Facebook.

- Advertisement -

Ajo madje ka thënë se Vitia ka manipuluar me qytetarët e mërzitur për t’i përvetësuar votat e tyre, dhe për këtë ai së bashku me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla duhet të shkarkohen.

Arben Vitia ka manipuluar me nevojën e shqiptarëve për t’u sjellur sikur ‘s’ka më virus’…dhe ka manipuluar me mërzinë dhe kotësinë e popullatës…me nevojë për të dal pak nga letargjia e gjatë e një viti të trishtuar, në karantinë… Arben Vitia i ka manipuluar njerëzit e mërzitur, për t’i përvetësuar votat e tyre! Sepse, ai e ka ditur se ‘pandemia nuk ka përfunduar’!  Një jetë (kushton) një votë!

Kjo është bizare. Arben Vitia dhe Xhelal Sveçla duhet të shkarkohen, sese janë të rrezlkshëm në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar (me apo pa paramendim)! P.S. Numri i infektimeve po rritet, Vetëvendosja po zvogëlohet!”, ka shkruar tutje Berisha

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit