Rusët në rënie të lirë: Shikoni si bëhet llom nga ukrainasit helikopteri Mi-24

0
177

Edhe një tjetër helikopter rus është goditur nga forcat anti-ajrore të Ukrainës, duke vazhduar kështu me disfatat e mëdha që po pëson aviacioni rus prej fillimit të luftës në Ukrainë.

Ukraina është duke raportuar vazhdimisht për shkatërrime të helikopterëve dhe avionëve luftarakë rusë, duke dëshmuar për të metat e armatës ruse në ajër, ku edhe më tej nuk ka arritur të vendos superioritet mbi qiellin ukrainas.

Kjo duket të jetë një video e re që tregon një helikopter Mi-24/35 duke u rrëzuar. Nuk është e qartë se kur dhe ku ka ndodhur ky rrëzim.

Në një njoftim të para katër ditëve, Ukraina pretendoi se deri atëherë kishte rrëzuar 40 helikopterë dhe 39 aeroplanë rusë.