14.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

“Mos bërtit”, “E ke nisur keq”: Eskalon debati mes Vjosa Osmani e PDK’së

Rekomandime

Po vazhdojnë përplasjet mes kryeparlamentares Vjosa Osmani dhe Grupit Parlamentar të PDK’së. Kur po fliste shefi i Grupit Parlamentar, Bedri Hamza, atij i përfunduan minutat e iu ndal fjala për çka reagoi. Osmani më kërkoi Hamzës që të mos bërtas, e kreu i deputetëve të PDK’së pastaj vazhdoi fjalën e tij duke e fajësuar Osmanin për zhvillimet e fundit.

“S’keni nevojë me bërtitë z. Hamza” , i tha kryeparlamentarja Osmani, Hamzës së PDK’së, i cili po kërkonte t’i lejohej ta vazhdojë fjalën e tij.

- Advertisement -

“Kësaj radhe po ju lejojmë (ta vazhdojë fjalën). Herave tjera merrni mbledhje të kryesisë dhe lexoni pak më mirë e i kuptoni ato që janë diskutuar”, i ka thënë pastaj Osmani.

E Hamza tha se kryeparlamentarja po vazhdon të ketë sjellje arrogante ndaj PDK’së, duke rikthyer në debat ngjarjet që kanë ndodhur që nga zgjedhja e Osmanit në krye të Kuvendit.

“z. Kryetare nuk ju duhet kjo arrogancë, nuk e keni nisur mirë. Ne jemi për kohezion në brendshëm, por kohezionin duhet ta krijojë pozita.

- Advertisement -

Falëmnderit për këshillën, do të flasë më butë, por keq e keni nisur. Kjo arrogancë nuk të çon kurrkund”, është shprehur Hamza.

Osmani ditë më parë ka thënë se PDK’ja ka nisur bojkotin që nga zgjedhja e saj, e Hamza thotë se kur ajo u zgjodh kryetare, pozita i ka lajmëruar vonë për seancë.

- Advertisement -

“Jeni zgjedhur pa prezencë të opozitës.

Nuk e kemi bojkotuar seancën sepse s’jemi opozitë e shtetit, mirëpo ju e keni përjashtu opozitën, duke mos e thirrur seancën në kohë.

Ne nuk e kemi ditur dhe nuk kemi marrë ftesë” , është shprehur ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit