7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Pompeo letër Kurtit: Ka një kërkesë urgjente nga SHBA-së

Rekomandime

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i ka shkruar kryeministrit të Kosovës një javë pasi ai e mori detyrën në krye të Qeverisë.

Albin Kurtit i kërkon që ta heq taksës ndaj Serbisë dhe që ta shfrytëzojë momentumin e krijuar për normalizim të raporteve me Serbinë.

- Advertisement -

Në letrën që e ka siguruar media sekretari Pompeo thotë se tani është koha që të ndodhë marrëveshja me Serbinë, e me këtë, sipas Pompeos, Kosovës i hapen dyert në integrim të plotë ndërkombëtar.

I uroj qytetarët e Kosovës për zgjedhjet e susksesshme dhe demokastike.

Ne e mirëpresim formimin e Qeverisë së Kosovës dhe presim që të punojmë së bashku, që t’iu paraprijmë qëllimeve të përbashkëta në rritjen ekonomike, sundimin e ligjit dhe normalizimit të raporteve me Serbinë”, nis letra e sekretarit amerikan.

- Advertisement -

Ne e mirëpresimin zotimin tuaj për ta luftuar korrupsionin derisa përpiqeni t’i përkrahni aspiratat e popullit të Kosovës, përfshirë dëshirën e tyre për transparencë më të madhe dhe mundësi ekonomike.

Tani është koha ta kuptoni se normalizimi gjithëpërfshirës i raporteve me Serbinë, i fokusuar në njohjen e dyanshme, është esencial për integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës. Shtetet e Bashkuara do të ju qëndrojnë në krah, në përkrahje të këtij procesi”, ka shkruar Pompeo.

- Advertisement -

Ai shkruan tutje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin nga Kurti që ta heqë tarifën ndaj produkteve serbe dhe ky të jetë prioriteti i tij.

Përfundimi i tarifës për produktet serbe dhe boshnjake do të ndihmonte që palët të krheheshin në tavolinën e negociatave.

Ne shpresojmë dhe presim që ky do të jetë prioriteti juaj dhe se do të shfrytëzoni momentumin e krijuar nga letrat që synojnë të vendosin lidhjen ajrore dhe hekurudhore mes Prishtinës e Beogradit”.

“Ne presim të punojmë ngushtë me Qeverinë tuaj të re që të sigurohemi për prosperitet të një Kosove multietnike e demokratike”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit