15.7 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Serwer: Vuçiq ka një plan famëkeq

Rekomandime

Ekspert për Ballkanin, Daniel Sewer, vlerëson se presidenti serb Aleksandar Vuçiq po përpiqet të ndërtojë një Serbinë e Madhe, të cilën e donin Milosheviqi dhe Dobrica Çosiq.

“Është një program serb, i modernizuar për Ballkanin e sotëm”, ka thënë Serwer.

- Advertisement -

Ai thotë se është i shqetësuar nga ambiciet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për të marrë kontrollin mbi serbët në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi.

Këto komente eksperti amerikan për Ballkanin i ka bërë në një intervistë për Zërin e Amerikës edicioni në gjuhën serbe, ku ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Nikshiq të Malit të Zi, pas të cilave pushteti lokal do të jetë në duart e forcave politike pro-serbe.

Serwer problemin e sheh te dështimi për të zhvilluar një opozitë të fortë pro-evropiane që mbështet pavarësinë e Malit të Zi.

- Advertisement -

Sidoqoftë, unë nuk do të bëja shumë panik për këtë. Unë jam shumë i shqetësuar për rolin e Serbisë dhe Rusisë, dhe veçanërisht ambicien e presidentit Vuçiq për të marrë kontrollin mbi serbët në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi. Vuçiq po përpiqet të ndërtojë de facto një Serbi të Madhe, të cilën e donin Milosheviq dhe Dobrica Çosiq. Është një program serb, i modernizuar për Ballkanin e sotëm”, thekson Serwer.

Më tej Serwer konstaton se ende është i dukshëm ndikimi i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit