7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Inteligjenca britanike zbulon arsyen e shpërndarjes së autokolonës ruse afër Kievit

Rekomandime

Inteligjenca britanike ka përditësuar raportin e saj të datës 12 mars për situatën në Ukrainë, ku raportohet se forcat ruse tash janë 25 km afër Kievit.

Tutje thuhet se kolona e gjatë ushtarake ruse është shpërndarë dhe kjo për arsye të përpjekjeve për ta rrethuar kryeqytetin Kiev.

- Advertisement -

Ndërkaq në qytetet Kharkiv, Chernihiv, Sumy dhe Mariupol mbesin të rrethuara dhe vazhdohen të granatohen nga ushtria ruse.

Pamjet satelitore të marra nga një firmë amerikane e autokolonës së gjatë ushtarake ruse pranë kryeqytetit të Ukrainës tregojnë se ajo është “shpërndarë dhe ripozicionuar”.

Kolona e gjatë rreth 60 kilometra që përfshinë tanke, sisteme raketore e artileri u pa për herë të fundit pranë aeroportit Antonov, në veri-perëndim të Kievit dhe lëvizja e saj mund të sinjalizojë një shtytje të re drejt Kievit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit