1.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

“Nuk është mit, por e vërtetë” – del fotoja e “Fantazmës së Kievit”, makthi i aeroplanëve rusë

Rekomandime

Para disa ditësh u publikua lajmi se në Kiev ekziston një pilot i cili është mbiquajtur ‘Fantazma e Kievit’ për shkak se ai është kthyer në tmerr për avionët armiq.

Mjaft nuk e besuan dhe cilësuan këtë si një sajesë për të ngritur moralin e qytetarëve apo edhe ushtarëve.

- Advertisement -

Por ukrainasit insistojnë se Fantazma e Kievit është real dhe kanë publikuar një foto për të cilën pretendojnë se tregon pikërisht pilotin legjendar që ka rrëzuar dhjetë avionë rusë.

Ushtria ukrainase ndau imazhin e asit të supozuar të aviacionit, me një kërcënim që shënjestronte pilotët rusë, ku thuhej: “Përshëndetje, okupator, po vij për shpirtin tënd!”. Në foto, shihet një person në kabinën e një avioni luftarak MiG-29 – por fytyra e tij është e fshehur pas një maskë oksigjeni dhe syzesh të mëdha të zeza.

- Advertisement -

I ashtëquajturi “Fantazma e Kievit” u kthye në simbolin e rezistencës ukrainase përballë pushtimit të Vladimir Putinit pasi zyrtarët e qeverisë ukrainase shpërndanë video të pilotit duke rrëzuar avionë të armikut. Pamjet supozohej se tregonin Mig-un e tij duke fluturuar përpara se të shkatërronte gjashtë avionë të Kremlinit në fillimin e pushtimit rus.

Por njëra nga videot u hodh poshtë më pas nga ekspertët, që thanë se pamjet në fakt ishin nga një videolojë e vitit 2008 Digital Combat Simulator.

- Advertisement -

Megjithatë, zyrtarët në Kiev vazhdojnë promovimin e pretendimeve të çuditshme se piloti pa emër ekziston vërtet – duke u përpjekur të grumbullullojnë sa më shumë mbështetje për rezistencën e tyre kundër pushtimit rus.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit