1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Propaganda e shtetit rus, publikon video nga pushtimi i një aeroporti në Ukrainë

Rekomandime

Ministria ruse e Mbrojtjes ka publikuar sot një video nga kamerat trupore të ushtarëve ruse ku shfaqet një aksion për kapjen e një aeroporti. Në video shihet lëvizja operacionale e ushtarëve rusë nga helikopteri, zbarkimi i tyre dhe pushtimi i lokacionit.

- Advertisement -

Në përpjekjen propaganduese, ministria ruse synon ta paraqesë një nivel të lartë profesional e përgatitor të trupave të saj, mirëpo e vërteta është se, që nga fillimi i invazionit në Ukrainë, rusët kanë pësuar humbje të mëdha njerëzore dhe materiale.

Rreth 6,000 trupa ruse besohet të jenë vrarë deri në ditën e 17 të luftës.

Ministria nuk ka dhënë detaje se ku apo kur është xhiruar ky aksion. Televizioni shtetëror rus ka spekuluar, duke raportuar se aksioni mund të jetë realizuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Antonov”, afër qytetit Hostomel që gjendet në veri të Kievit.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit