0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Polonia: “Sulmi rus pranë kufirit është mesazh për NATO-n”

Rekomandime

Sulm me raketa ruse në një bazë ushtarake ukrainase pranë kufirit polak dje ishte një përpjekje për të “kërcënuar” NATO-n, tha për BBC zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, Marcin Przydacz.

Të paktën 35 njerëz vdiqën në sulmin në bazën e trajnimit Yavoriv, rreth 20 km nga kufiri me Poloninë, anëtare e aleancës ushtarake perëndimore.

- Advertisement -

Przydacz i tha programit Today të BBC Radio 4 se lëvizja e Rusisë ishte “shumë provokuese”.

“ Ata sigurisht e dinin se kjo bazë ushtarake ishte vendosur shumë afër kufirit polak,” -thotë ai.

Pra, natyrisht, rusët e dinin se çfarë po goditnin dhe donin të kërcënonin NATO-n… Ata donin të dërgonin një mesazh duke kërcënuar NATO-n.”

- Advertisement -

Przydacz thotë se ka frikë se “vendi im dhe disa vende të tjera janë disi në rrezik pasi zoti Putin po përpiqet të shkatërrojë botën në të cilën po jetojmë”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit