0.7 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Tejkaloi shpejtësinë, gjobitet me 500 euro dhe i merret patentë shoferi për një vit

Rekomandime

Një 29 vjeçarë është gjobitur me 500 euro, 5 pikë negative dhe iu ka hqekur e drejta për të vozitur për një vit, si pasojë e tejkalimit të shpejtësisë, njofton policia rajonale në Ferizaj.

Sipas policisë shoferi ishte duke vozitur një automjet me udhëtarë, kur tejkaloi shpejtësinë sa ishte në atë zonë 40 km/h deri në 150 km/h.

- Advertisement -

“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, mbrëmë në ora 21:25 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ” Adem Jashari ’’ në Shtime, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 150 km/h.

Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet E.A (M/K) i moshës 29 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro, 5 pikë negative dhe një (1) vit masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit. Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar”, njofton policia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit