9.1 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Tre fëmijë ukrainas shkojnë në “shkollë” me shokët kosovarë

Rekomandime

Tre fëmijë ukrainas, të cilët janë strehuar në shtëpinë e kushërirës së tyre, të martën kanë nisur mësimet në një institucion arsimor për qëndrim ditor në kryeqytet.

- Advertisement -

Fëmijët ukrainas u pritën ngrohtë me çokollata e bonbone nga bashkëmoshatarët e tyre prishtinas.

Institucioni për qëndrim ditor i cili gjendet në kryeqytet, i ka marrë të qëndrojnë në të sa të duan ukrainasit për të ju ofruar mundësi socializmi përmes lojërave e mësimeve me nxënësit e këtij institucioni, në mënyrë që të largohen nga lajmet për luftën e cila po zhvillohet në vendlindjen e tyre, të cilën e lanë tash e një javë për të gjetur strehim në Kosovë.

Prindërit e fëmijëve ukrainas u shprehën të befasuar me mikpritjen që janë bënë në këtë institucion.

- Advertisement -

“Dua të falënderoj shkollën dhe të gjithë fëmijët, pritja ishte shumë e këndshme, krejt e papritur. Fëmijët tani janë të qetë dhe të sigurt”, deklaroi Julia Obodovska, nëna e njërit prej fëmijëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit