7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Putin i jep goditje të fortë kompanisë perëndimore, rrezikon të humb miliarda euro

Rekomandime

Mercedes-Benz ka zbuluar në raportin e tij vjetor se ka 2 miliardë euro asete që mund të rrezikohen nëse Rusia ecën përpara me propozimin për të shtetëzuar objektet dhe asetet e prodhimit në pronësi të kompanive të huaja që ndalojnë prodhimin në Rusi gjatë pushtimit të Ukrainës.

Kompania paralajmëron se lufta në Ukrainë ka shkaktuar një sërë rreziqesh duke filluar nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe furnizimet me energji e deri te sulmet kibernetike, raporton Reuters. Ata thotë se rreziqet mund të përkeqësohen nga “shpronësimi i mundshëm i aseteve të filialeve ruse”, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

- Advertisement -

Komentet nga Mercedes erdhën pas një propozimi nga një anëtar i lartë në shtetin rus, që kërcënoi se do të nacionalizonin objektet e prodhimit të “kompanive të cilat vendosin të ndalin prodhimin dhe braktisin Rusinë”.

Fabrika e Mercedes në Esipovo (afër Moskës) u hap në vitin 2019 dhe është fabrika e parë e drejtuar nga një prodhues i huaj që ekziston prej vitesh. Prodhuesi i makinave tha se njësitë e tij ruse kanë detyrime ndaj bankave prej rreth 1 miliard euro, për të cilat ka lëshuar një garanci globale.

Russian President Vladimir Putin, Chairman of the Board of Management of Daimler AG Dieter Zetsche and German economics ministers Peter Altmaier attend the opening ceremony of a Mercedes Benz automobile assembly plant outside Moscow, Russia, April 3, 2019. Sputnik/Mikhail Klimentyev/Kremlin via REUTERS ATTENTION EDITORS – THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY.

Miliarderi rus dhe presidenti i gjigantit metalurgjik Norilsk Nickel, Vladimir Potanin, paralajmëroi Kremlinin se shtetëzimi i aseteve të kompanive perëndimore mund ta kthejë vendin mbrapa për 100 vjet.
“Së pari, do të na kthente njëqind vjet prapa, në vitin 1917, dhe pasojat e një hapi të tillë – mosbesimi global ndaj Rusisë nga investitorët do të përjetohej për dekada” tha Potanin.

- Advertisement -

“Së dyti, vendimi i shumë kompanive për të pezulluar operacionet në Rusi është, do të thosha, disi emocional në natyrë dhe mund të jetë marrë si rezultat i presionit të paprecedentë nga opinioni publik jashtë vendit ndaj tyre”, shtoi 61-vjeçari.

“Ne nuk duhet të përpiqemi të ‘përplasim derën’, por të përpiqemi të ruajmë pozicionin ekonomik të Rusisë në ato tregje që kemi kultivuar për kaq shumë kohë.”

- Advertisement -

Rusia vendosi këtë javë të ndalojë eksportin e produkteve të caktuara (përfshirë automjetet) në vendet që thotë se kanë “kryer akte armiqësore” kundër saj. Ky veprim çoi shpejt në një pezullim të mëtejshëm të biznesit në vend nga Stellantis dhe Hyundai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit