14 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Tasholli merr guxim ta quajë Albin Kurtin njeri të padijshëm dhe gjysëm të shkolluar

Rekomandime

Analisti, Ismail Tasholli ka kometuar huqjen që bëri kryeministrit, Albin Kurti, në shkrimin për koncertin e mbrëmshëm të Ramë Lahajt në Prishtinë.

- Advertisement -

Tasholli është talluar me krahasimin që bëri Kurti me vdekjen e nënës së Rama Lahajt dhe romanin e Alber Kamysë ‘I Huaji’ duke thënë se ka bërë huqje totale.

“”Sot më vdiq nëna. Apo ndoshta dje, nuk e di”, thotë personazhi i Kamysë te “I Huaji”, sepse për të s’ka rëndësi vdekja e nënës, s’kanë rëndësi vlerat shoqërore, çfardo qofshin ato.

Ndërsa, Albin Kurti, në një status ngushëllues, për të na dëftuar neve njeriun që lexon, citon vetëm gjysmën e fjalëve të personazhit, vetëm “nëna vdiq” shkruan ai, duke ia huq total krahasimit dhe duke na dëshmu keqleximin. Kamy do t’ia jepte një buzëqeshje filozofike për këto lajthitje.”, ka shkruar Tasholli

- Advertisement -

Shkrimi i plotë i Tashollit.

Kamy dhe Kurti

- Advertisement -

“Sot më vdiq nëna. Apo ndoshta dje, nuk e di”, thotë personazhi i Kamysë te “I Huaji”, sepse për të s’ka rëndësi vdekja e nënës, s’kanë rëndësi vlerat shoqërore, çfardo qofshin ato.

Ndërsa, Albin Kurti, në një status ngushëllues, për të na dëftuar neve njeriun që lexon, citon vetëm gjysmën e fjalëve të personazhit, vetëm “nëna vdiq” shkruan ai, duke ia huq total krahasimit dhe duke na dëshmu keqleximin. Kamy do t’ia jepte një buzëqeshje filozofike për këto lajthitje.

Kështu është kur një gjysmë i shkolluar merr hezin me folë me kompetencë për gjanat që s’i di ose për gjanat që do me i shtramu.

Absurdi, te “I Huaji” i Kamysë, që nuk mund ta rrokë e racionalizojë vlerën e jetës njerëzore, që nuk i shkon as në varrim nënës së tij, krahasohet me një vdekje tjetër që edhe përjetimin kulturor e ka bash të kundërt, ku vlera e nanës s’është absurd…

Të qenit sipërfaqësor ta imponon kushtin me i krahasu gjanat pa lidhje.

A, kushti fundamental i mendjes hipokrite është t’i tregosh gjanat gjysmë, mendësi e ushtrume tash e sa kohë prej Kryeministrit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit