9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Ish-shefi i Shërbimit Sekret britanik: Vetëm ky njeri mund ta ndal Putini

Rekomandime

Vetëm despoti i Kinës Xi Jinping mund të ndikojë në Putin dhe të ndalojë luftën e tij ‘vrasëse’ kundër Ukrainës, ka thënë ish-kreu i MI6, raporton Daily Mail.

Sir Alex Younger, ish-kreu i Shërbimit të Inteligjencës Sekrete nga viti 2014 deri në 2020, tha për programin “Sot” të BBC Radio 4: “Nga të gjithë njerëzit në botë që mund të ushtrojnë ndikim mbi Vladimir Putin, i cili është në bunkerin e tij është Xi”.

- Advertisement -

“Vladimir Putin ka nevojë për Xi, dhe ky i fundit ndjen se duhet të përafrohet në nivel të lartë me atë që po bën Rusia për shkak të aleancës së tyre të re, duhet të shqetësohet thellësisht nga ajo që po ndodh.

Ai shtoi se lufta në Ukrainë “po ndërlikon seriozisht problemet ekonomike me të cilat përballet Kina” dhe mbart një “rrezik të madh reputacioni” për Kinën nëse ata vazhdojnë të lidhen me “aktivitetet vrasëse në Ukrainë”.

“ Putini nuk ka marshin mbrapa. Ai luajti kumar”, shtoi Sir Alex.

- Advertisement -

“Ai ka hasur në vështirësi të jashtëzakonshme që herët, por do të vazhdojë, sepse ai hyri në këtë luftë me një premisë të rreme, dhe ai duhet të shihet se do të sjellë diçka nga ajo”.

Moska dhe Pekini janë afruar më shumë kohët e fundit, në atë që Uashingtoni e sheh si një aleancë gjithnjë e më armiqësore të fuqive autoritare. Pekini ka refuzuar të dënojë luftën e Putinit dhe ka abstenuar nga një votim në Kombet e Bashkuara që e quante agresion sulmin rus muajin e kaluar.

- Advertisement -

Ditët e fundit, janë shfaqur shenja të rritjes së zhgënjimit kinez mbi pasojat e luftës, me Pekinin që deklaroi se është “gjithmonë kundër përdorimit të sanksioneve për të zgjidhur problemet”, sepse ato “dëmtojnë jetesën e njerëzve në të gjitha vendet”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit