3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Serbia mashtron BE-në, “Air Serbia” nuk i ndal asnjëherë fluturimet me Rusinë

Rekomandime

Kompania e Serbisë “Air Serbia” është duke vazhduar fluturimet me Rusinë.

Përkundër lajmeve të rreme se fluturimet mes Serbisë dhe Rusisë janë ndërprerë, lajmeve të rreme për bombë në aeroplan dhe përkundër presionit dhe kritikave të mëdha ndërkombëtare ndaj Serbisë, fluturimet janë duke vazhduar.

- Advertisement -

Faqja Ukrainse “Lowcost UA” ka shkruar se “Air Serbia “mbylli” faqen për ukrainasit dhe vazhdoi fluturimet drejt Rusisë.

” Sipas saj “Situata me kompaninë ajrore serbe Air Serbia, e cila mbeti linja ajrore e fundit evropiane që fluturoi drejt Rusisë, është shumë demaskuar.

Në hapësirën informative të Ukrainës dje u shfaqën lajmet për anulimin e fluturimeve të Air Serbia nga Beogradi në Moskë dhe “mbylljen e dritares drejt Europës.

- Advertisement -

Por doli e kundërta. Serbët e kanë mbyllur faqen e tyre për përdoruesit nga Ukraina dhe tani kur shkoni në faqen zyrtare të linjës ajrore mund të shihni këtë”.

- Advertisement -

Përmes një hulumtimi të thjeshtë kjo faqe ka zbuluar të dhëna që dëshmojnë se fluturimet e “Air Serbia” me Rusinë janë duke vazhduar.

“Duhet theksuar se deri më tani gjithçka ishte në rregull me faqen e internetit dhe biletat e serbëve për ukrainasit.

Por nëse përdorni aplikacionin celular të linjës ajrore ose VPN për të hyrë në faqe, atëherë gjithçka bie në vend – në sistemin e rezervimit të linjës ajrore dhe ndarjet e disponueshme për rezervimin e biletave nga Beogradi në Moskë (Aeroporti Sheremetyevo) për mars, prill dhe muaj të tjerë.

Gjithashtu, ju mund të shihni historinë e avionit YU-APL, i cili vazhdon të fluturojë në Rusi.”

“Dritarja drejt Evropës nuk është mbyllur dhe Air Serbia vazhdon të fluturojë drejt Rusisë, duke kufizuar aksesin në faqen e saj të internetit për përdoruesit nga Ukraina.”

Serbia është i vetmi vend evropian i cili nuk ka ndaluar fluturimet me Rusinë, përkundër presionit të madh ndërkombëtarë kritikat nga BE dhe nga Ukraina. Zëvendësministrja e parë e Punëve të Jashtme në Ukrainë, Emine Dzheppar ka thënë se teksa vendet e Bashkimit Evropian dhe disa vende të tjera ndaluan fluturimet për avionët rus dhe pezulluan fluturimet në Rusi, AirSerbia ka dyfishuar fluturimet direkte për linjat ajrore për në Moskë.

Ajo teksa tha se Serbia është e vetmja në Evropë me qiell të hapur, theksoi se është e padenjë për një vend kandidat në BE të fitojë para me gjak ukrainas.

“#AirSerbia ka dyfishuar fluturimet direkte për linjat ajrore ndërsa linjat ajrore kanë pezulluar fluturimet dhe kanë mbyllur hapësirën ajrore për linjat ajrore dhe individët. Serbia është e vetmja në Evropë me qiell të hapur. Të fitosh para me gjak nuk është e denjë për një vend kandidat në BE”, ka shkruar ajo në “Twitter”.

Ndërsa lajmet e rreme për bombë në fluturimet e “Air Serbia” duket të jenë strategji e Serbisë për të larguar vëmendjen nga kjo çështje, pasi që fluturimet me Rusinë nuk janë ndalur asnjëherë, siç mund të shihet në të dhënat e fluturimeve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit