15.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Dodik: Jo, Bosnja nuk do ta njohë Kosovën

Rekomandime

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, tha se ky vend nuk do ta njohë Kosovën.

Milorad Dodik theksoi për RTRS se “Serbia nuk e njohu pavarësinë e vetëshpallur të Kosovës dhe se Bosnja dhe Hercegovina nuk do të bëjë të njëjtën gjë”.

- Advertisement -

Dodik thotë se “Kosova e vetëshpallur do të mbetet në një vakum në të cilin vuan mbështetjen e vendeve që e krijuan atë si një shtet gjoja të pavarur, dhe në thelb pa vullnetin e shumicës në Kombet e Bashkuara për t’u verifikuar si e njohur ndërkombëtarisht.

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës thotë se Kosova nuk ka shumicën e vendeve në KB dhe është e qartë se do të ketë edhe më pak vende që e kanë mbështetur më parë atë.

Kur bëhet fjalë për propozimin që ambasada e këtij vendi nga Tel Aviv të zhvendoset në Jerusalem, Dodik thotë se do të diskutohet në seancën e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinë që është paralajmëruar të mbahet më 17 shtator, transmeton Klan Kosova.

- Advertisement -

Sipas tij, Republika Sërpska formoi Përfaqësinë e saj në Izrael dhe e vendosi atë në Jerusalem, dhe se vendosi qartë të mbështeste shtetin izraelit

Ai mes tjerash shtoi se “është logjike që ne duhet të vazhdojmë me afirmimin e këtij interesi”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit