9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Hillary Clinton mbush 73 vjet: Disa fakte për politikanen shumë të dashur nga kosovarët

Rekomandime

Politikanja e njohur amerikane, ish-kandidatja demokrate për presidente të Amerikës, Hillary Clinton sot mbushë plot 73 vjet.

E vendosur në politikë, por e pavendosur në stilin e flokëve, është kjo Hillary Clinton, zonja e dashur amerikane, e që është e dashur dhe shumë e respketuar edhe në Kosovë.

- Advertisement -

Hillary Diane Rodham, emri i saj i parë i është dhënë për shkak të admirimit që prindërit e saj kishin për Sir Edmund Hillary, alpinistin nga Zelanda e Re. Është ish-Sekretare e Shteteve të Bashkuara, senatore amerikane, dhe ish- Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara.

Më poshtë Gazeta Metro ju sjellë 6 fakte interesante nga jeta e saj, që ndoshta s’i keni ditur:

1. Krahu i saj i djathtë është një myslimane. Ajo është Huma Abedin, dhe Hillaryn ajo është shumë më tepër se asistente personale.

- Advertisement -

2. Ish-Presidenti Bill Clinton e ka tradhtuar me sekretaren e tij. Kur dëgjoi se kishte pasur aferë me Monica Lewinskyn, Hillary Clinton “e ka goditur bashkëshortin e vet Bill Clintonin me libër në kokë”, thotë gazetarja Cate Andersen Brower në librin e vet të fundit.

Këto thënie janë paraqitur në librin e saj “The Residence”, në të cilin është prezantuar e kaluara prapa perdeve të Shtëpisë së Bardhë.

- Advertisement -

3. Mundi John McCain në një garë pijesh.

Në vitin 2004, kur ajo ishte në Senat gjatë një misioni në Estoni. Në restorantin Gloria di Tallinn, senatorja e New York-ut mundi zotërinë nga Arizona, megjithatë ata të dy ishin finalistë pasi mundën pjesën tjetër të komisionit që u dorëzuan pas vodkës së tretë.

4. E vendosur në politikë, por jo në modelin e flokëve.

Nga viti 1992, ka ndërruar një duzinë modele flokësh. Shpesh nëpër rrjetet sociale është marrë nëpër gojë si Ikona e Flokëve. Një vit i pret shkurt, një vit i lë gjatë, gjithnjë ndryshe.

5. Besimi i të gjitha mediave.

Gazetarët që ndjekin fushatën e saj thonë se kanë zero akses tek kandidatja. Clinton në të vërtetë nuk “i dashuron” gazetarët. Njerëz pranë saj thonë se ajo gjithnjë ka vepruar si Motra Frigidaire, pa i sulmuar apo treguar mungesë respekti, por ka vuajtur shumë nga thashethemet e tyre.

6. Ëndrra e saj ka qenë të bëhet astronature, por është refuzar nga NASA, vetëm pse ishte vajzë.

“Kur isha vajzë e re, i kam shkruajtur NASA-s që ta pyesja nëse mund të bëhesha astronaute. Ata më kthyen një letër, me shumë mirësjellje, ku më thoshin se nuk pranojnë vajza”, kishte thënë Clinton gjatë një interviste në Shtëpinë e Bardhë.

Ka qenë kandidatja e parë femër e nominuar nga një parti mazhorante (demokratike) si dhe e vetmja Zonje e Parë që kandidon për post publik.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit