Air Serbia, avio kompania shtetërore e Serbisë është e vetmja në Evropë që po kryen fluturime të rregullta gati çdo ditë në relacionin Beograd-Moskë.
Air Serbi dhe shteti serb është kritikuar ashpër si i vetmi shtet që i ka hap korridor në Evropë, rusëve dhe Rusisë.
Me fluturimet në drejtim të Moskës, Air Serbia është shndërruar në aleatit e vetëm të Rusisë në thyerjen e sanksioneve pas nisjes së agresionit ndaj Ukrainës.
Shteti serb është kritikuar edhe nga Ukraina, duke e akuzuar Beogradin si pjesëmarrës në shkeljen e sovranitetit dhe sulmin ndaj një shteti të pavarur.
Së fundi ka edhe serb të tillë që po e kritikojnë këtë qasje të Air Serbia, duke thënë së është turp i madh për Serbinë.
Nikola Sanduloviq përmes një foto në Twitter e ka paraqitur Air Serbian duke lëshuar bomba mbi qytetet ukrainase, ngjashëm si forcat ruse.
Ky është një turp i madh për Serbinë. Kjo fotografi ka përshkuar botën”, shkruan Sanduloviq, derisa në trupin e aeroplanit përveç mbishkrimit “Air Serbia”, është edhe fjalia “Vdis Ukrainë”.
Serbia mbetet i vetmi vend evropian që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë.