21.5 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

BIIazheviq thoshte: Kosova ka popuIIatën më të mirë dhe më fisnike në botë

Rekomandime

Analisti i futbollit, Driton Latifi, tregon detajet gjatë takimit me trajnerin e madh kroat, Mirosllav Çiro Bllazheviq, i cili sot ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.

- Advertisement -

“Një mik i madh i Kosovës sot është larguar nga kjo botë, por kujtimet për të nga koha e artë e Prishtinës e tutje do të mbeten të përjetshme.

Gjatë intervistës me te ne Euro 2004 në Portugali, sa u prezantova se jam gazetar nga Kosova më mori afër vetes duke i urdhëruar tjerëve të më asistojnë çka do që më duhej…

Në bisedë e sipër më tregoi një histori personale që tha kurr nuk do ta harroj në jetë”, ka shkruar Latifi.

- Advertisement -

“Isha duke udhëtuar me familje me tren në Zvicër dhe gjatë udhëtimit morëm diçka pije e gjëra të lehta ushqimore, kur mora të paguaj djaloshi që na shërbeu më drejtohet me fjalët: zotëri a jeni ju Çiro Bllazheviq? I thashë po, me një buzëqeshje.

Tha kur kam qenë i vogël babai më ka lënë amanet kurdo që të takosh këtë njeri i shërben, kujdesh dhe e ndihmon pa asnjë para, se ky na ka ndihmuar shumë…

- Advertisement -

Përkundër insistimit tim dhe të familjes ishte e pamundur ta bindnim për pagesë. Kosova ka popullatën më të mirë dhe më fisnike në botë. Si në Prishtinë askund nuk e kam ndje dashurinë dhe afërsinë njerëzore.

Mi përshëndet të gjithë kur të kthehesh”, më kishte thënë Çiro.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit