4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Nuk kanë qenë 60 mijë vetëran: Kurti paralajmëron ri-verifikim të listave të veteranëve të UÇK-s

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për çështjen e rritjes së pensioneve të veteranëve të Iuftës.

Kurti ka thënë se është një dallim i madh në këtë çështje pasi që sipas tij është deformuar historia me listën prej mbi 60 mijë veteranësh.

- Advertisement -

Kurti ka thënë se nuk kanë qenë mbi 20 mijë veteranë.

“Është një dallim i madh.

Kemi deformuar historinë tonë me atom bi 60 mijë emra.

- Advertisement -

Një ndër personat që më së shumti e di përbërjen e UÇK-së është Rexhep Selimi.

Ai e di çka ka qenë UÇK-ja.

- Advertisement -

Nuk ka teori për mbi 20 mijë veteranë”, tha ai.

Kurti tha se Kosovës i duhet që të dihet se sa veteranë saktë janë.

Me insistimin e moderatorit, Kurti paralajmëroi ri-verifikim të listave të veteranëve.

“Besoj që mirë do të ishte. Kush e formon e kush e bën është pak e rëndësishme”, tha Kurti.

“Nuk e di a do ta quajmë riverifikim, por kemi nevojë për dëshmi.

Iufta ka nevojë për të vërteten edhe në kuptimin sasior.

Po përfundojmë duke i ditur saktë vetëm të vdekurit.

Duhet t’i dijmë edhe të gjallët”, tha kryeministri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit