8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Inteligjenca ruse e frustruar: Po planifikohet grusht-shtet ndaj presidentit Putin

Rekomandime

Rreziku për një grusht-shtet kundër presidentit rus Vladimir Putin, dita-ditës po rritet që kur ka filluar pushtimin e Ukrainës.

Një sinjalizues brenda Shërbimeve Sekrete ruse, i ka dërguar një letër aktivistit rus për të drejtat e njeriut Vladimir Osechkin, që është një prej figurave më të kërkuara në Rusi për shkak të zbulimeve të shumta që i ka bërë sa i përket keqtrajtimeve nëpër burgjet ruse, transmeton Telegrafi.

- Advertisement -

Në atë letër shpjegohet në detaje kaosi dhe pakënaqësia, që ka kapluar organet e sigurisë pas fillimit të pushtimit të Ukrainës.

Osechkin ka publikuar pothuajse dhjetëra letra, kurse në një bisedë për të përditshmen britanike The Times, ka thënë se Shërbimet Sekrete ruse kanë marrë mbi vete rreziqe të mëdha, kur kanë folur për nervozizmin në rritje ndaj Putinit.

Presidenti rus ka fajësuar Shërbimet Sekrete për mossukses në tentimin rus për ta rrëzuar qeverinë në Kieiv.

- Advertisement -

E për shkak të sanksioneve që i kanë goditur edhe zyrtarët e Shërbimeve Sekrete ruse, ata janë të gatshëm ta ndryshojnë tërë sistemin në këtë shtet nëse një gjë e tillë konsiderohet si e nevojshme.

“Çdo javë apo muaj sa do të zgjasë kjo luftë, po rriten mundësinë për rebelim në Shërbimet Sekrete ruse”, ka shtuar Osechkin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit