19.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Haradinaj pajton familjet Ademaj dhe Kadriaj nga Peja

Rekomandime

Sot janë pajtuar familjet e dy ish-zyrtarëve të PDK-së që u vranë në Pejë, në prag të zgjedhjeve të 17 tetorit.

Pajtimin e dy familjeve e ka ndërmjetësuar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

- Advertisement -

Zyrtarët e PDK-së, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj kishin mbetur të vdekur pas një incidenti me armë zjarri shtatorin e vitit të kaluar në prag të zgjedhjeve.

Sipas Gjykatës Themelore në Pejë, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj kishin lënë një takim në një lokal, ku prezent kishte qenë edhe vëllai i Astrit Ademaj, Avni Ademaj.

“Më datë 08.09.2020, rreth orës 20:15 në Pejë, i pandehuri A.A me dashje e privon nga jeta tashmë te ndjerin B.K, ne atë mënyre që pasi viktima B.K së bashku me dëshmitarin L.L kishin shkuar tek një lokal për tu takuar me viktimën A.A ku aty prezentë kanë qenë edhe i pandehuri A, gjatë bisedës në mes të dy viktimave fillon të acarohet situata dhe që të dy viktimat përnjëherë i nxjerrin armët dhe për një moment gjersa viktimat po fjaloseshin i pandehuri A ia merr armën viktimës A dhe me të njëjtën fillon të gjuaj në drejtim të ndjerit B, e i cili poashtu në të njëjtën kohë shtënë edhe ky në drejtim të viktimës A dhe të pandehurit A, ku si pasojë e goditjeve të marra nga arma e zjarrit të të pandehurit A është privuar nga jeta viktima B, kurse viktima A ka mbetur i vdekur nga plagët e marra nga arma e zjarrit të viktimës B, e po ashtu edhe i pandehuri A ka marr lëndime ne shuplakën e dorës së majtë”, thuhet në vendimin e gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Avdni Ademajt.

- Advertisement -

Haradinaj ka publikuar momentin e pajtimit në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit