8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Wesley Clark në 23 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-së: Ishte nder i jetës ta ndaloja spastrimin etnik në Kosovë

Rekomandime

Ish-gjenerali i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali Wesley Clark ka pasur një adresim në Kuvendin e Kosovës në 23 vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe.

Clark ka thënë se 23 vite më parë NATO bëri gjënë e duhur për Kosovën, shkruan Reporteri.net.

- Advertisement -

“Të ju uroj këtë ditë të rëndësishme. Në këtë ditë trupat e NATO-s hynë në Kosovë dhe kjo ndryshoi historinë e Kosovës. Por jam posaçërisht krenari me Kosovën për përparimin, zhvillimin e ekonomik dhe miqësinë që kanë dëshmuar me ShBA-në.

Për mua ishte nderi i jetës të isha komandat i NATO-s dhe të ndalja spastrimin etnik”, u shpreh Clark në adresimin e tij.

Ai foli edhe për zhvillimet në Ukrainë, derisa tha se përderisa sot e gjithë vëmendja është e fokusuar në Ukrainë, ai po punon fort që kjo vëmendje të të mbetet e koncentruar edhe në Kosovë.

- Advertisement -

“Ne ishim të gjithë bashkë dhe të gjithë jemi të sigurt, se 23 vite më parë, NATO bëri gjënë e duhur për Kosovë. Sot e gjithë vëmendja është e fokusuar në Ukrainë, por unë po punoj shumë që vëmendja të mbetet e koncentruar edhe Kosovë. Ju e meritoni.

Ne do të ju përcjellim dhe do të bëjmë gjithçka për të ju mbështetur”, ka thënë Clark.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit