11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Takimi me Vuçiqin, suspendohet kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë

Rekomandime

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 281-të të mbajtur të enjten, ka marrë vendim që ta suspendojë Liljana Stevanoviq, kryetare e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, deri në një vendim të radhës.

Suspendimi i Stevanoviq vjen pas pjesëmarrjes së saj në takim me Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë.

- Advertisement -

Lajmi për shkarkimin e Stevanoviq u bë i ditur përmes një komunikate për medie nga KGJK, pasi e njëjta pikë ka qenë si pikë e mbyllur, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Në fund, Këshilli vazhdoi takimin me dy (2) pika të mbyllura për: shqyrtimin e njoftimit AGJ.nr.93/2022 të Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë si dhe themelimin e panelit hetimor për rastin disiplinor Nr.AD/KGJK/07/2022/GJTHPR-AD/GJTHPR.nr.12/2022, me ç’rast vendosi për suspendim të Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, L.S, deri në vendimin e rradhës”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, lajmin për inicim të procesdurës disiplinore ndaj gjyqtares e kishte konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, Antigona Uka-Lutfiu, zëdhënëse e Gjykatës Supreme.

- Advertisement -

“Ju njoftojmë se Ligji për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, e autorizon kryetarin e Gjykatës Supreme që të hetojë përgjegjësinë disiplinore të kryetarëve të gjykatave, ndaj edhe për kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, është duke u shqyrtuar rasti dhe shume shpejt do te procedohet ne KGJK”, është thënë në këtë përgjigjen e saj.

Në anën tjetër, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), gjatë të mërkurës, kishte reaguar pas raportimeve se Stevanoviq, ka marrë pjesë në takimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

- Advertisement -

“Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, si autoritet kompetent për të gjithë kryetarët e gjykatave, e ka njoftuar Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK), se është duke e shqyrtuar çështjen e pjesëmarrjes së Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviç në takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuciq”, thuhej në komunikatën e KGJK-së.

Ky reagim i KGJK-së, erdhi pasi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media, i bëri thirrje KGJK-së, që të ndërmarrë masa në raport me Kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stefanoviq.

“Sa i përket pjesëmarrje së Kryetares së Gjykatës Themelore në takim me Vuçiq, më vjen keq për këtë sepse besoj se gjyqtarët dhe kryetarët e gjykatave duhet të sillen me integritetit më të lart moral dhe profesional dhe çfarëdo takimi dhe marrje pjesë në këtë takim e cenon këtë integritet” tha Haxhiu në këtë konferencë.

Ajo i bëri thirrje KGJK-së, që të ndërmarrë masa në raport me këtë situatë, sepse sipas saj, për veprimet, shkeljet, apo dyshimet mbi shkelje të gjyqtarëve apo kryetarëve të gjykatave, përgjegjësia bie mbi KGJK-në.

Haxhiu, shtoi se takimet apo vizitat e tilla dëmtojnë imazhin e sistemit gjyqësor dhe është në përgjegjësi të Këshillit Gjyqësor të Kosovës që të ndërmarrë veprime për të njëjtën, duke u bazuar në Ligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Sipas nenit 7, të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, përcaktohet që nëse vërtetohet se gjyqtarët apo prokurorët kanë bërë shkelje disiplinore, ndaj tyre mund të shqiptohet këto masa disiplinore: Vërejtje jopublike me shkrim, vërejtje publike me shkrim, zvogëlim i përkohshëm i pagës deri në pesëdhjetë përqind (50%) për një periudhë deri në një (1) vit, transferim i përkohshëm ose i përhershëm në një gjykatë apo prokurori tjetër të nivelit më të ulët apo masa më e rëndë, propozim për shkarkim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit