12.1 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Cili shtet hodhi bombat e para mbi Serbi dhe në çfarë ore filloi suImi ajror i NATO-s më 24 mars 1999

Rekomandime

Më 24 mars 1999, rreth orës 20:00 të mbrëmjes NATO filloi fushatën e bombardimeve mbi caqet ushtarake e policore serbe.

Bombat e para mbi Beograd i lëshuan aeroplanët e Forcave Ajrore Spanjolle të përcjella nga raketat e njohura si ‘Tomahawk’ që u shkrepën nga anijet luftarake dhe nëndetëset e stacionuara në Detin Adriatik.

- Advertisement -

Operacioni i Forcave Aleate siç u kodua operacioni nga Aleanca Veri-Atlantike, u udhëhoq nga Gjenerali amerikan, Wesley Clark dhe zgjati 78 ditë ditë për ta gjunjëzuar përfundimisht regjimin e Millosheviqit më 10 qershor 1999 kur edhe nënshkroi kapitullimin në Kumanovë.

Fushata ajrore e bombardimeve përfshiu 1 mijë avionë luftarakë që operonin nga baza ajrore Aviano në Itali, baza ajrore në Gjermani dhe nga Aeroplanmbajtësja e marinës amerikane “Theodore Roosevelt” e cila operonte në Detin Adriatik.

Gjatë 11 javëve të bombardimeve, u realizuan më shumë se 38 mijë fluturime duke përfshirë 10,484 suIme ajrore goditëse nga aleatët.

- Advertisement -

Fushata ajrore e NATO-s përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës, ku Serbia pranoi kapitullimin dhe filloi tërheqjen e trupave ushtarake nga Kosova.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit