9.9 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Arrestohet truproja e liderit të opozitës serbe tha se do ta eliminoj Vuçicin pastaj vetën

Rekomandime

Është arrestuar të shtunën i riu Dragan.V pasi partnerja tij e denoncoi për dhunë në familje dhe planifikim të vrasjes së presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit janë gjetur dy pistoleta, rreth 200 copë municion, gjashtë thika dhe një laptop.

- Advertisement -

Sipas Tanjug ai sot është marrë në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd, ku ka thënë se arma është e babait të tij të ndjerë dhe ka mohuar akuzat e partneres se tij “se ka planifikuar të vrasë presidentin, e më pas të vrasë veten”.

Me vendim të prokurorit, gjykata ka caktuar masën e arrestit për të mos përsëritur krimin.

Ai akuzohet për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, mbajtja dhe trafikimi i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse”, për të cilën dënohet me burgim nga dy deri në dymbëdhjetë vjet.

- Advertisement -

Raportohet se i arrestuari është pjesëtar i sigurimit të njërit prej liderëve të opozitës serbe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit