2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Serbia përdor fotografinë e luftës në Irak për të propaganduar kundër bombardimeve të NATO-s

Rekomandime

Në 23-vjetorin e bombardimeve të NATO-s mbi caqet e ushtrisë dhe forcave të tjera të armatosura serbe, të cilat filluan më 24 mars 1999 në mënyrë që të pengohej gjenocidi serb ndaj shqiptarëve të Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, postoi në llogarinë e saj në twitter një fotografi të rrejshme.

Një nga fotografitë ikonike të bombardimit të Bagdadit, e realizuar nga francezi Olivier Curet më 20 mars 2003, është përdorur nga MPJ e Serbisë si fotografi e bombardimeve të NATO-s të vitit 1999.

- Advertisement -

Edhe mediet serbe i kanë ilustruar shkrimet e tyre me këtë fotografi.

KosovoOnline në shkrimin e titulluar “24 marsi, dita kur filloi terrori i paktit NATO në RFJ”, ka marrë fotografinë e bombardimeve në Irak për ta ilustruar artikullin, ashtu siç e kishte marrë MPJ e Serbisë.

Eksperti i sigurisë Agim Musliu ka thënë për KosovaPress se e gjithë kjo bëhet nga një qendër në Beograd dhe tregon se propaganda serbe është e sinkronizuar dhe se mediet e pavarura janë të pakta.

- Advertisement -

“Përveç faktit se Beogradi zyrtar shërbehet me të dhëna të rrejshme që t’i arrijë qëllimet e veta, marrja e fotografisë së luftës në Irak dhe pasqyrimi i saj se qenka në Serbi diku, tregon se mediat në shërbim të pushtetit të Vuçiqit dhe normalisht edhe MPJ e Serbisë udhëzohen nga një pikë e vetme komanduese-propagandistike”, ka thënë Musliu.

Ai më tej, ka shprehur bindjen se ky model i propagandës është me prejardhje nga Moska.

- Advertisement -

“Veçmas në vitet e fundit, ne jemi dëshmitarë se propaganda ruse është shërbyer me lajme të rreme. Kemi parë rastin kur Ministria e Punëev të Jashtme Ruse e ka përdorur fotografinë e Sherife Lutës – refugjates shqiptare të përndjekur nga paramilitarët serbë, të cilën janë përpjekur që ta shndërrojnë në një grua serbe”, ka shtuar Musliu.

Sipas tij, qëllimet e serbëve dhe rusëve janë evidente, dhe qëllimi kryesor është shpërfaqja e NATO-s si agresore.

“Sot kur Rusia kryen agresion ushtarak në Ukrainë, pastaj i kërcënohet edhe NATO-s, është shumë e qartë se ata duan që ta përbaltin imazhin e NATO-s. Prandaj, forma e tyre e njohur është duke e shpërfaqur NATO-n si agresore dhe terroriste. Terrorin që e bëjnë dhe e kanë bërë vet, rusët, përkatësisht serbët, përpiqen që t’ia mveshin NATO-s, SHBA-së dhe neve shqiptarëve. Në bazë të kësaj propagande është themeluar edhe Gjykata Speciale që po i gjykon liderët e UÇK-së, duke trilluar shtëpi të verdha”, ka thënë Musliu.

Lidhur me manipulimet e kësaj fotografie ka reaguar në mëngjes edhe eksperti i sigurisë kibernetike Mentor Hoxhaj.

Në një postimin e Hoxhajt në facebook, shkruan: “Media Kosova Online shperndan FAKE NEWS duke u bazuar në foto të rrejshme dhe të dhëna të pasakta dhe të pabazuara për të paraqitur Serbin si viktime me pasoja te mëdha në civilë. Kosova Online shërbehet me foton e Bombardimit të Irakut për të ‘ilustruar bombardimet e Serbisë’, e gjithë kjo për të arritur ‘efektin’ se bombardimet kanë qenë të ‘tmerrshme me pasoja të mëdha në civil’! Nuk është e vërtet se janë shënuar 2500 viktima të civilëve me rastin bombardimeve të NATO-së. Human Rights Watch në raportin “CIVILIAN DEATHS IN THE NATO AIR CAMPAIGN” shënon jo më shumë se 522 viktima nga bombardimet, përfshirë dhe viktimatë shqiptare (si p.sh. bombardimi i Burgut të Dubravës).

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit