10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Konjufca i qon “selam” Vuçiqit për Zajednicën një ditë para takimit në Bruksel

Rekomandime

Kryeparlamentari Glauk Konjufca është pyetur sot për çështjen e Asociacionit që po flitet se është temë kryesore e bisedimeve Kosovë-Serbi që do të fillojnë nesër në Bruksel.

Konjufca në një paraqitje para mediave pas mbledhjes së kryesisë, ka thënë se qëndrimi i tij është që dialogu të kryhet sa më parë, mirëpo, tha se një gjë e tillë nuk mund të bëhet me qëndrimet e fundit të Aleksandër Vuciqit.

- Advertisement -

“Na kem qef dialogu me u kry ma shpejt, po vështirë është me u kry ma shpejtë dialogu, kur Vuciqi mendon që duhet me marrë diçka në Kosovë.

Me këto qëndrime të Vuciqit, me këto ambicie të nalta të Serbisë, mos e përjashtoni që dialogu mund të zgjasë me vite të tëra”, tha ai.

“Po liberalizimi nuk duhet të lidhet me këtë proces.

- Advertisement -

Unë mendoj që edhe zyrtarët e BE-së që e thonë këtë gjë e kanë gabim, nëse ekziston ky si version, si qëndrim zyrtar i Komisionit Evropian unë mendoj se do të ishte kthim prapa”, shtoi tutje Konjufca.

Kryeparlamentari ka treguar edhe qëndrimet që ka ai për Asociacionin, duke thënë se një temë e tillë nuk duhet të rihapet.

- Advertisement -

“Qëndrimet e tona duhet të jenë të qarta sa i përket Asociacionit, atë e ka hedh poshtë Gjykata jonë Kushtetuese, pas atij vendimi përpjekja për ridefinimin e një asociacioni të ri është shumë i vështirë dhe unë mendoj që institucionet e Kosovës nuk duhet ta pranojnë një qasje të tillë.

Është shumë e rrezikshme nëse rihapet, institucionet tona duhet ta majnë qëndrim që kjo është çështje e mbyllur, nuk duhet ta pranojnë ta rihapin meqë e ka prek themelin e Kushtetutës tonë”, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit