Shkojnë një pas një: Eleminohet një tjetër ‘Spetsnaz’ i GRU’së famëkeqe të Rusisë

0
178

Në Surovikino, rajoni i Volgogradit, një parashutist 30 vjeçar i dërguar në Ukrainë si pjesë e forcave speciale, u eleminua në betejë nga ukrainasit.

Evgeny Zelenkov, toger i lartë, shërbeu në brigadën e 10’të të GRU në fshatin Molkino, Territori i Krasnodarit.

Ai i bashkangjitet listës së gjatë të rusëve në pozita të larta që kanë humbur jetën në Iuftën e Ukrainës.

Togeri i lartë ka lënë pas gruan dhe vajzën e tij pesëvjeçare dhe mediat ruse e shfrytëzuan këtë fakt si mjet propagande.

GRU’ja është dega e inteligjencës ushatarake të ushtrisë ruse dhe funksionon që nga koha e Bashkimit Sovjetik. Janë përgjegjës për helmime, sabotazhe, eleminime, grushtete në vende të Europës, madje të NATO’s. Në Ballkan tentuan një grushtet të dështuar në Mal të Zi në vitin 2016.