17 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Marrëveshje të fshehtë me Rusinë? Trump e padit Hillary Clintonin

Rekomandime

Ish-presidenti amerikan Donald Trump paditi të enjten Hillary Clinton dhe disa demokratë të tjerë, duke pretenduar se ata u përpoqën të manipulonin zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA, duke e lidhur fushatën e tij me Rusinë.

“Duke vepruar së bashku, të pandehurit komplotuan në mënyrë dashakeqe për të thurur një narrativë të rreme se kundërshtari i tyre republikan, Donald J. Trump, po bashkëpunonte me një sovranitet të huaj armiqësor,” pretendoi ish-Presidenti në një padi të paraqitur në gjykatën federale në Florida.

- Advertisement -

Trump e mundi kandidaten demokrate në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Ndërhyrja e supozuar e Rusisë në zgjedhje, të cilën Moska e mohon, pasoi një hetim dyvjeçar të SHBA’së të kryesuar nga Prokurori i Posaçëm Robert Mueller.

Në padi, Trump po kërkon dëmshpërblim dhe ndëshkim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit