14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

“NATO po fillon bombardimet” ushtria shqiptare uli radarët për t’i mundësuar gazetarit kosovar ta jap lajmin ekskluziv në TVSH

Rekomandime

Ish-gazetari kosovar, Afrim Gjonbalaj, ka pasur privilegjin që ta kuptoj i pari lajmin se NATO po ndërhynë në Kosovë. Këtë ekskluzivitet, Gjonbajlajt ia kishte dhënë zëdhënësi i Aleancës Veri-atlantike, Jemia Shea, derisa ai po raportonte për Televizionin Shqiptar.

- Advertisement -

Gjonbalaj, ka qenë sot në Frontal në T7 ku ka treguar momentin kur në mesin e gazetarëve nga e gjithë bota, zëdhënësi i NATO’s kishte zgjedhur dy gazetarë kosovarë për t’ua dhënë lajmin e shumëpritur.

“Unë dhe Agustin Palokaj kemi qenë në selinë e NATO-s, dhe kemi pas një privilegj të jashtëzakonshëm nga zëdhënësi i NATO’s, Jemia Shea. Ai na dha lajmin e parë diku në 19 e 55 që ne të ishim të parët të lajmërojmë sepse ishte taktikë e NATO-s që të lajmërohet popullata këtu në Kosovë të strehohet. Ishte një emision më kujtohet kemi pas shumë probleme teknike ishte vështirë të merret Tirana. Ju kam thënë atyre ndërpriteni emisionin se kam një lajm shumë të rëndësishëm”, ka thënë Gjonbalaj në Frontal.

Pos tjerash ish-gazetari që tashmë punon në NATO, ka treguar vështirësitë që kishin për të raportuar në një kohë ku teknologjia nuk ishte e avancuar.

- Advertisement -

Gjonbalaj ka treguar se si e kanë detyruar ushtrinë shqiptare t’i ulin radarët ajrorë pasi ata pengonin lidhjen telefonike me Televizionin Shqiptar.

“Ka qenë shumë interesant një natë kur u deshtë të futemi live mirëpo ishte lidhje satelitore analoge jo digitale. Atje në Shqipëri u dilke një vij në ekran për çdo 30 sekonda dhe EBU, bëri një hetim dhe tha se është radari i ushtrisë ajrore shqiptare që po pengon sinjalin. Dhe çka banëm në atë kohë; insistuam nga ambasada shqiptare që të telefonohet ministri i mbrojtjes që ta ndal radarin për gjysmë ore sepse kishim lajme interesante për të dhënë. Dhe vërtetë radari u ndalua. Tash ka mbetur në analet e historisë se për herë të parë radarët e ushtrisë janë ndaluar, kjo nuk kishte ndodhur as në kohën e Enverit”, ka thënë Gjonbalaj në Frontal.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit