13.7 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Çeku: SHBA dhe Britania do të ndërhynin me ushtri tokësore, nëse nuk do të dorëzohej Serbia

Rekomandime

Ish-ministri i Mbrojtjes, Agim Çeku, po flet në Rubikon të Klan Kosovës për 23 vjetorin e fillimi të sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe.

- Advertisement -

Çeku tha se Millosheviqi është dorëzuar pasi e ka ditur se SHBA dhe Britani e Madhe ishin në gjendje të fillonin edhe luftën tokësore.

“Kur është fjala për ndërhyrje me forca tokësore, jo të gjitha vendet e NATO-s kanë qenë të gatshëm”, tha Çeku.

“Njëra prej arsyeve është se më 3 qershor, presidenti Clinton, me mbështetje të kryeministri Blair, iu ka dhënë urdhër komandantëve të vet planin B minus – ndërhyrje e forcave tokësore, Plani B minus do thotë se po hyjmë vet, quhet koalicion i vullneteve, pra vullnetarisht kush do të hyjë. Amerikanët dhe anglezët kanë qenë të vendosur të hyjnë”, u shpreh tutje ish-kryeministri.

- Advertisement -

“Millosheviqi e ka ditur se Amerika dhe Anglia hyjnë sigurt. Më 1 shtator ka pasur të fillojë operacioni tokësor. Ka qenë e domodsoshme të riparoheshin shumica e urave që të sjellin nga Tirana në veri, të përmirësohen rruga dhe kthesat e mëdha, sepse e gjithë teknika nuk ka mundur të kalojë aty”.

“Plani ka qenë që operacioni të përfundojë para dimrit, diku nga 15 nëntori, por ka pasur të përfundojë në Beograd, jo në Kosovë, dhe për atë arsye komanda kryesore e NATO-s ka qenë në Kumanovë, sepse ushtarakisht, komanda vendoset në drejtimin kryesor të sulmit. Drejtimi kryesor i sulmit ka qenë Kumanovë-Beograd”, përfundoi Çeku.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit