4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Ukraina nuk pranon vullnetarë për Iuftë nga Kosova e Siria

Rekomandime

‘Legjioni i të Huajve’ në Ukrainë, ka thënë se nuk pranon vullnetarë të mundshëm nga Kosova, Afganistani e Siria.

Në Ukrainë janë bërë një muaj luftë dhe shumë shtetas të huaj i janë bashkuar ushtrisë ukrainase kundër Rusisë.

- Advertisement -

Vladyslav Kovalchuk është një ndër rekrutuesit kryesor të vullnetarëve në ‘Legjionin e Huaj’ në Ukrainë.

Ai është një analist i ri politik që flet disa gjuhë, në një person që merret me rekrutimin e vullnetarëve për të mbrojtur sovranitetin e vendit të tij, Ukrainës..

Kovalchuk është bërë një skaut i aplikantëve për t’u bashkuar me Legjionin e të Huajve, të cilët i shkruajnë nga të gjitha anët e botës.

- Advertisement -

“Unë shpjegoj se si të shkosh në vend të sigurt përmes Telegramit, Facebook-ut ose emailit. Dhe unë u them se kë duhet të kontaktojnë kur shkelin në tokën ukrainase”, thotë ai në një bisedë telefonike nga Kievi, për gazetën spanjolle Larazon.

Por, Kovalchuk ka përmendur edhe Kosovën, ku ka thënë se nuk do të pranojë vullnetarë nga ky shtet dhe dy shtete të tjera.

- Advertisement -

“Ne gjithashtu nuk pranojmë persona nga tre vende të ndaluara, Siria, Afganistani dhe Kosova, apo persona me precedentë kriminalë të lidhur me krime”.

Ai thotë se vetë ka ndihmuar 25 pjesëtarë të brigadës nga Franca, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të kaluar kufirin polak.

Deri më tani është raportuar se kanë qenë vullnetarë nga 52 shtete, që kanë aplikuar për t’u bashkuar me Legjionin e Huaj ukrainas.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit