12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

HARTA/ Mijëra trupa në kufi, si e ka ngritur NATO mbrojtjen anti-Putin në Europë

Rekomandime

NATO tha se do të dyfishonte, në tetë, numrin e vendeve në Europën Lindore ku aleanca do të vendoste grupe të reja beteje, sipas The New York Times

Vendimi për të forcuar praninë e saj në rajon ka rritur shqetësimin për mënyrën se si Rusia mund t’i përgjigjet ndëshkimeve diplomatike dhe ekonomike me të cilat po përballet prej një muaji tashmë për pushtimin e Ukrainës.

- Advertisement -

Forcat ushtarake që do të vendosen në Bullgari, Hungari, Rumani dhe Sllovaki do t’u bashkohen forcave të ngjashme në vendet baltike dhe Poloni, të cilat gjithashtu po forcojnë mbrojtjen.

“Ne kemi përgjegjësinë për t’u siguruar që lufta të mos përshkallëzohet përtej Ukrainës dhe të mos shndërrohet në një konflikt midis NATO-s dhe Rusisë”, tha Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

- Advertisement -

Pak më shumë se një e katërta e të gjithë trupave nën komandën e NATO-s janë vendosur tashmë në Poloni, e cila ndodhet në kufi me pjesën perëndimore të Ukrainës. Një shtesë prej 120,000 trupash nga ushtria e Polonisë është gati. Stoltenberg, duke folur para gazetarëve një ditë përpara samitit të aleatëve europianë në Bruksel, tha:” Ne po përballemi me një realitet të ri që rrezikon sigurinë tonë. Kështu që ne duhet të forcojmë mbrojtjen për një afat më të gjatë.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit