2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

E “tradhëtojnë” Lukashenkon, një batalion vullnetarësh nga Bjellorusia i bashkohet forcave të armatosura të Ukrainës

Rekomandime

Batalioni nga Bjellorusia i emëruar sipas shkrimtarit bjellorus të shekullit të 19-të Kastus Kalinovsky i është bashkuar Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Vullnetarët nga batalioni që u krijua pas sulmit rus në Ukrainë kanë dhënë betimin e tyre shkruan media ukrainase Pravda.

- Advertisement -

“ Në këtë ditë të rëndësishme për historinë e Bjellorusisë, vullnetarët e batalionit të Kastus Kalinovsky bënë betimin. Batalioni ynë është pjesë e Forcave të Armatosura të Ukrainës. Ne kemi besim se në të ardhmen ky tekst do të bëhet baza e betimit të ushtrisë së vërtetë Bjelloruse”, raporton mediumi ukrainas.

Më 25 Mars, Bjellorusët festojnë Ditën e Lirisë, një festë kombëtare jozyrtare, përvjetorin e shfaqjes së shtetit të parë kombëtar bjellorus, Republikës Popullore Bjelloruse (25 Mars 1918).

Vincent Konstantin Kalinovsky është një nga udhëheqësit rajonalë të Kryengritjes polake të janarit në tokat e Lituanisë moderne dhe Bjellorusisë, drejtuar kundër Perandorisë Ruse.

- Advertisement -

Kujtojmë se Lukashenko është një aleat i ngushtë i Vladimir Putin ndonëse më herët është raportuar se po përgatitej të dërgonte një forcë ushtarake për t’u bashkuar në sulmin në Kiev. Por lideri bjellorus mohoi kategorikisht një gjë të tillë duke thënë se “forcat e tij nuk do të bashkohen me trupat ruse në pushtimin e Ukrainës”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit