8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Hakerët botëror kërcënojnë Putinin: Jemi në dhomën tuaj të gjumit

Rekomandime

Grupi i hakerëve me famë botërore Anonymous që kishte filluar të hakeroi shumë faqe shtetërore ruse, veçanërisht Kremlinin, kësaj here ka hakeruar Bankën Qendrore të Rusisë me qëllim të mbështetjes së Ukrainës.

Grupi që tanimë ka filluar t’i publikojë mbi 35 mijë dokumente, përfshirë marrëveshjet konfidenciale të Putinit, përmes një video incizimi, ka thënë se madhësia e këtyre dosjeve është 28 gigabajt.

- Advertisement -

Më poshtë mund t’i gjeni mesazhet e ashpra të grupit “Anonymous”, rreferuar presidentit rus Vladimir Putin:

“”Përshëndetje, qytetarë të botës. Putini ka vite që e ka l ën ë popullin rus t ë vuaj nga uria. Putini, i ndaloi mediat dhe ndëshkoi personat q ë e kund ërshtuan. Ndërsa ai po argëtohej në dhomat luksoze t ë Kremlinit, populli rus vuajti ekonomikisht. Vladimir Putin është një gënjeshtar, një diktator, një kriminel lufte dhe një vrasës fëmijësh. Putini dhe miqtë e tij oligarkë, së bashku me tregtarët e armëve, po e çojnë botën drejt katastrofës. Mijëra civilë dhe njerëz të pafajshëm u vranë me urdhër të Putinit në Ukrainë.

Qindra mijëra ukrainas u zhvendosën. Spitalet, shkollat ​​dhe strehimoret u bombarduan. Fëmijët humbën familjet e tyre, familjet humbën fëmijët e tyre. Vladimir Putin, kujto çfarë ke bërë me diktatorët në Nigeri, Kili, Nikaragua. Mos harro se si e dënuam Izraelin, SHBA-në, Evropën, Master Card, SARS dhe të gjithë mbështetësit e tjerë të luftës”

- Advertisement -

“Jemi në pallatin tuaj, jemi në tryezën tuaj, jemi në dhomën tuaj të gjumit”

Duke i dërguar një mesazh presidentit rus Putin në vazhdim të deklaratës, Anonymous tha: “Vladimir Putin, asnjë sekret nuk është i sigurt. Ne jemi kudo. Ne jemi në pallatin tuaj. Ne jemi ku hani. Ne jemi në tryezën tuaj, në dhoma ku flini. Tani. Mijëra dokumente, marrëveshje, korrespondencë të Bankës Qendrore të Rusisë. Ne do t’i publikojmë të gjitha transferet e parave, sekretet tregtare të oligarkëve tuaj, raporte të ekonomisë reale që ju fshihni nga publiku, marrëveshje tregtare që keni nënshkruar me vende të tjera, deklarata, informacione për mbështetësit tuaj të regjistruar, video konferencash dhe programet që përdorni.”.

- Advertisement -

Duke përdorur termin ‘gënjeshtar’ për NATO-n, SHBA-në dhe Bashkimin Evropian, grupi i i hakërreve Anonymous tha se:

“Ata thjesht duan të skllavërojnë njerëzimin. Ata të gjithë kanë marrëveshje pas dyerve të mbyllura. Të pafajshmit në të gjithë botën nuk janë vetëm. Ne jemi ju Ju jeni ne, merrni kontrollin. Ne jemi në anën e të pafajshmëve. Ne nuk lejojmë luftën dhe shfrytëzimin. Jemi anonimë. Jemi bashkim. Ne nuk falim.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit