Prej disa ditësh është përfolur nëpër media për ndarjen nga futbollisti me origjinë nga Afrika e Jugut, Keith Groeneveld.
E së fundi është futbollisti ai i cili ka konfirmuar ndarjen nga aktorja dhe deputetja kosovare, Adriana Matoshi.
Tashmë pas ndarjes së tyre, secili veprim i dyshes po komentohet.
Para konfirmimit të ndarjes së tyre, ata kishin hequr njëri-tjetrin nga ‘Instagrami’, pastaj ishte Keith ai i cili fshiu të gjitha postimet bashkë me të.
Pas disa ditësh të njëjtin hap e ka bërë edhe Adriana.
Aktorja ka vendosur t’i heq të gjitha gjurmët që e kujtojnë atë, duke lënë vetëm imazhet e saj./Lajmi.net/