13.8 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Jam e martuar, por djali i burrit tashmë është rritur dhe po më çmend…

Rekomandime

Mund të duket klishe, por unë të kam dashur që në momentin e parë. Kur ti më tregove një pikturë që kishe vizatuar për mua, që para se të më takoje dhe pastaj vendose dorën tënde sipër times në supermarket, ndjeva zemrën të më dilte nga krahërori.

- Advertisement -

Pavarësisht faktit se ishe vetëm 5 vjeç, isha kaq nervoze para se të të takoja ty. Por s’duhet të shqetësohesha. Ti ishe kaq i lezetshëm, i ndjeshëm dhe i dashur. Mezi po pres të të shoh të rritur. Duke patur babin tënd model, e di shumë mirë që do të jesh një zotëri i vërtetë.

Kjo, s’do të thotë se të jem ‘njerka’ jote është e thjeshtë. Kanë kaluar 2 vjet dhe unë akoma përpiqem të analizoj marrëdhënien e mamasë dhe babait tënd. E di që do të dëgjoj vetëm njërën anë të historisë, por nëse unë do të isha nëna jote biologjike do të kisha dashur ta takoja para teje partneren e re të babait.

Ajo ndonjëherë është egoiste, i ndryshon planet në minutën e fundit për të minimizuar kohën që ti kalon me babain tënd. E shoh sa i vuan ai këto detaje, edhe pse tregohet shumë i fortë. Komunikimi i mirë mes tyre duket se nuk është prioritet, diçka e cila mua më frustron. Babai yt është njeri i butë që harron shpejt, por ka disa çështje si kjo që të lëndojnë.

- Advertisement -

Pavarësisht të gjithave, sfidave që kemi kaluar dhe atyre që do të kalojnë, të premtoj që do të jem gjithmonë aty për ty. Unë e bëj me shumë dashuri tortën tënde të preferuar, gjithashtu edhe lojrat në park me ty. Madje, harroj gjithçka kur ti më thua se më do, ose kur lë përgjysmë lojën tënde në kompjuter për të më dhënë papritur një puthje.

Kur unë dhe babai yt shkëmbyem premtimet, i thashë vetes se do të jepja shembullin e një lidhjeje të shëndetshme. Por një tjetër premtim që s’ta thashë kurrë me zë të lartë, është ky që do të bëj tani. Të premtoj se nuk do të përpiqem kurrë të zëvendësoj nënën tënde, por do të kujdesem gjithmonë për ty. Siç edhe ti thua, ‘je burri im i vogël’ për gjithë pjesën e mbetur të jetës sime.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit