7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kuvendi: Nëse bufeja vazhdon të shërbejë produkte serbe do t’i ndërpritet kontrata

Rekomandime

Ilir Kërçeli, i cili është shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se bufeja e parlamentit është nën menaxhimin e një operatori privat, ku nga ai kanë kërkuar që të mos shërbehen produkte nga Serbia, në të kundërtën do t’i shkëputet kontrata.

Tutje, Kërçeli tha se këtë kontratë, legjislatura e e re e ka gjetur në Kuvendin e Kosovës, përpara kohës kur në krye të parlamentit ka ardhur Konjufca.

- Advertisement -

“Kuvendi i Kosovës ka privatizuar shërbimet e bufesë, duke ja ofruar një operatori privat. Ky operator privat, ka marrëveshje me Kuvendin tash e mbi 15 vite. Këtë marrëveshje apo kontratë, kjo legjislaturë e re, e ka gjetur në Kuvendin e Kosovës (dmth këto shërbime ofrohen para ardhjes së kryeparlamentarit Konjufca)”, ka shkruar Kërçeli.

Kujtojmë se sot, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, i kërkoi kryetarit të Kuvendit të Kosovës që në bufenë e parlamentit të hiqen produktet me prejardhje serbe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit