8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

ShBA-ja e dyfishon shifrën e armëve bërthamore që mund t’i ketë Kina

Rekomandime

Pentagoni të mërkurën e rriti në mënyrë të ndjeshme vlerësimin për arsenalin e ardhshëm bërthamor të Kinës deri në fund të dekadës, duke thënë se Pekini mund të ketë 700 koka bërthamore deri më 2027 dhe deri në 1.000 koka bërthamore deri në vitin 2030.

Përderisa këto shifra përsëri do të ishin dukshëm më të vegjël se numri i kokave bërthamore të Shteteve të Bashkuara, ato përfaqësojnë një ndryshim të konsiderueshëm të vlerësimit të ShBA-së për arsenalin bërthamor të Kinës nga viti i kaluar, kur Pentagoni kishte paralajmëruar se deri në fund të dekadës, Kina do të kishte 400 koka bërthamore.

- Advertisement -

Uashingtoni vazhdimisht i ka bërë thirrje Pekinit që t’u bashkohet atij dhe Moskës në një traktat të ri për kontrollin e armëve, shkruan Reuters.

Në raportin vjetor para Kongresit rreth ushtrisë kineze, Pentagoni e ritheksoi shqetësimin për rritjen e trysnisë ndaj Tajvanit, një ishull që Kina e vlerëson si pjesë të territorit të saj, si dhe për programet kimike e biologjike të Kinës e avancimet teknologjike të kësaj fuqie botërore.

“Gjatë dekadës së ardhshme, Republika Popullore e Kinës synon që t’i modernizojë, diversifikojë dhe t’i zgjerojë forcat e veta bërthamore”, thuhet në raport. Në dokument shtohet se Kina gjithashtu e ka filluar ndërtimin e të paktën tri fushave për vendosjen e raketave balistike ndërkontinentale.

- Advertisement -

Kina thotë se arsenali i saj është i vogël në krahasim me atë të Shteteve të Bashkuara dhe të Rusisë dhe se është e gatshme për dialog, por vetëm nëse Uashingtoni e ul numrin e armëve bërthamore në nivelin e Kinës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit