1.4 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

“Fansi austriak i Kosovës” shkon në Beograd bën thirrje që emri i një hoteli të ndërrohet

Rekomandime

Austriaku Gunther Fehlinger, që është një përkrahës i madh i pavarësisë së Kosovës, është duke bërë një fushatë nëpër Serbi, për të dëshmuar se vendi që drejtohet nga Aleksandar Vuçiqi, është duke i qëndruar besnik Rusisë mike që për më shumë se një muaj ka nisur agresionin ndaj Ukrainës.

Ekonomisti që merret me këshilla nëpër ndërmarrje të vogla e të mesme të financuara nga Bashkimi Evropian, ka qëndruar këto ditë në Beograd ku ka regjistruar disa video-deklarata me kërkesa për qeverinë e Serbisë.

- Advertisement -

Në njërën prej shumë sosh të shpërndara në llogaritë e tij në rrjetet sociale, kërkon që hotelit që mban emrin e kryeqytetit rus, “Moskva” t’i ndërrohet emri me atë të Ukrainës “Kiev”, dhe që ky shtet ta bëjë të qartë nëse është me Evropën, apo me Rusinë.

Ai e ka bërë edhe një vizitë te varri i kryeministrit të eliminuar serb, Zoran Gjingjiq, duke pohuar se ai u vra me urdhërat e Vladimir Putinit meqë po e bënte Serbinë pjesë të Bashkimit Evropian.

- Advertisement -

Ndërkohë, nuk kanë munguar postimet dedikuar Kosovës, e ku i bëhet thirrje qeverisë së Beogradit që ta njeh pavarësinë e saj, por edhe të marrë përgjegjësinë për KRlMET e kryera më 1998-1999.

- Advertisement -

Kjo, derisa ka shpërndarë edhe një postim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit duke i nderuar VlKTlMAT e msakres ndaj familjes Berisha në Suharekë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit