9.9 C
Pristina
Tuesday, April 9, 2024

Shërbimi Sekret i Ukrainës: Njësia ruse që kreu mizorinë në Bucha, po rikthehet në Ukrainë

Rekomandime

Shërbimi Sekret i Ukrainës pretendon se Rusia do ta rikthej sërish në Ukrainë, njësinë që kreu mizorinë në Bucha.

Vetëm dy ditë pas “pushimit” do të rikthehet një vijën e parë të frontit në Kharkiv, njësia që kreu KRlMlN në qytetin Bucha

- Advertisement -

Sipas të dhënave të inteligjencës ukrainase, brigada e 64-të e motorizuar e armatës së Federatës Ruse, që ka kryer KRlMET e tmerrshme në Bucha, do të rikthehet në vijën e frontit në Ukrainë.

Kjo njësi më 4 prill u largua nga Ukraina duke kaluar në Bjellorusi, ku është vendosur në afërsi të qytetit Moyzir. Plani është që kjo njësi pas vetëm dy ditë “pushim” të futet në vijën e frontit në periferi të Kharkivit.

Arsyeja kryesore e rikthimit të kësaj njësive sipas inteligjencës ukrainase, është se Rusia dëshiron të frikësojë banorët, e tashmë kjo njësi ka kryer KRlME në Bucha dhe ato mund t’i përsërit në qytetet tjera të Ukrainës.

- Advertisement -

E një prej arsyeve tjera është se komanda ruse dëshiron të heq qafe “dëshmitarët e panevojshëm” të KRlMEVE të Iuftës. Pra kjo njësi do të dërgohet në rajonet, ku do të ketë humbje të mëdha në njerëz.

Megjithatë personeli i kësaj njësie në një farë forme ka refuzuar rikthimin nga frika se mund t’i njohin apo kapin, për faktin se janë përmendur në pothuajse çdo medium të botës për mizorinë që e kryen mbi 300 civilë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit