Qeveria e Ukrainës ka publikuar raportin e saj të fundit sa i përket humbjeve të ushtrisë ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Në listën e tyre të dëmeve të shkaktuara drejt ushtrisë ruse, autoritetet e Ukrainës theksuan se deri më tani janë vrarë rreth 17 mijë ushtarë rusë, janë shkatërruar 127 helikopterë rusë, 123 aeroplanë, e 1694 mjete të tjera të luftës.
Nga llogaritjet e tyre, qeveria tha se ushtarët ukrianas kanë shkatërruar 586 tanke ruse , 95 sisteme kundër-ajrore dhe 7 anije luftarake që i përkisnin trupave ruse.
Ndryshe prej Ukrainës, autoritetet e Shteteve të Bashkuara kanë theksuar se deri më tani janë vrarë prej 7 deri në 15 mijë ushtarë rusë.