1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kampioni botëror ukrainas humb jetën në front të Iuftës në Mariupol

Rekomandime

Kampioni botëror i kikboksit ukrainas, Maksym Kagal, ka humbur jetën në frontin e Iuftës në Mariupol.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se ai ishte bërë pjesë e forcave speciale në njësinë ushtarake në Azov, teksa lajmin për vdekjen e sportistit e kanë bërë të ditur mediet ukrainase.

- Advertisement -

“ Fli i qetë vëlla, toka është e jotja, do të hakmerremi”, ka thënë trajneri Oleg Skirt, cituar nga Ukrinform.

Kujtojmë se Kagal ishte kampioni i parë botëror i kikboksit në Iska (Shoqata Ndërkombëtare e Karatesë sportive) në ekipin kombëtar të Ukrainës.

Ende nuk dihet se kur mund të përfundojë agresioni rus mbi tokat ukrainase, mirëpo është e sigurt se mijëra jetë kanë humbur nga të dyja kampet.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit