12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Merkel uron Kurtin: Mund të llogarisni në mbështetjen dhe partneritetin e Gjermanisë

Rekomandime

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar telegram urimi nga Kancelarja Federale e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, me rastin e rizgjedhjes së tij kryeministër i Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Kancelarja Merkel ka thënë se në përballje me detyrat sfiduese, Qeveria e Kosovës mund të llogarit në mbështetjen dhe partneritetin e Gjermanisë.

“Në telegramin e urimit, Kancelarja Merkel ka veçuar vëmendjen ndaj pandemisë COVID-19 dhe synimet e qeverisë së re për reformat në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ka përmendur si çështje edhe dialogun me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE-ja”, thuhet në njoftimin e zyrës për media të qeverisë.

Kancelarja Merkel i ka uruar Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti shumë suksese në fushat që përbëjnë çelësin e konkretizimit të perspektivës evropiane të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit