Ministria e publikon raportin 24 orësh për rastet e reja me koronavirus
30 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Raste të vdekjes s’janë regjistruar, derisa janë shëruar 31 pacientë.
Numri i rasteve aktive ka arritur në 592.
“Nga 1.159 testime, 30 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.715. Në total numri i rasteve aktive është 592”, ka njoftuar Ministria.