2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Dy avionë Iuftarakë rusë që shkelën hapësirën ajrore të Suedisë kishin armatim nuklear, donin të frikësonin Stokholmin

Rekomandime

Dy avionë rusë që shkelën hapësirën ajrore suedeze në fillim të këtij muaji ishin të pajisur me armatim bërthamor, shkruan Daily Mail.

Kalimi pranë ishullit Gotland më 2 mars ishte një akt i qëllimshëm i krijuar për të frikësuar Suedinë, sipas kanalit suedez të lajmeve TV4 Nyheterna. Gjithsej katër avionë ishin nisur nga baza ajrore ruse e Kaliningradit. Ato përbëheshin nga dy avionë sulmues Sukhoi 24, të cilët u shoqëruan nga dy avionë luftarakë Sukhoi 27.

- Advertisement -

Ishin dy avionët sulmues, të cilët sipas burimeve të TV4 Nyheter ishin të pajisur me armatim bërthamor.

Shkelja e territorit suedez zgjati rreth një minutë. Forcat ajrore të vendit vendosën dy JAS 39 Gripen, të cilat fotografuan ndërhyrës. Pikërisht atëherë, thonë mediat suedeze, u konfirmua se avionët rusë ishin të pajisur me koka bërthamore.

“Ky është një sinjal për Suedinë se ne kemi armatim bërthamor dhe ne gjithashtu mund të konsiderojmë përdorimin e tyre,” tha eksperti strategjik ushtarak Stefan Ring për TV4 Nyheter.

- Advertisement -

“Ne e vlerësojmë si një veprim të vetëdijshëm. E cila është shumë serioze veçanërisht pasi [Rusia] është një vend ndërluftues”, shtoi shefi i Forcave Ajrore Carl-Johan Edström.

“Nuk mund të përjashtoj lundrimin e gabuar, por gjithçka tregon se ishte një veprim i qëllimshëm. Se ata shkelën kufijtë e Suedisë.’

- Advertisement -

Incidenti erdhi disa ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin kishte kërcënuar me veprime ushtarake kundër Suedisë dhe Finlandës fqinje nëse do t’i bashkohen NATO-s.

Vendet kishin kryer stërvitje të përbashkëta ushtarake në atë kohë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit