4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

30 përqindëshi i Trustit nuk guxon të preket

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Është strategji e rrezikshme prekja e 30 përqindshëshit të Trustit. I bie që paret e pensionit me i hangër para kohe me shpresën që kena me pasë pare më tepër kur të dalim në pension. Kush ka me na i siguru ato pare, Gjermania, Zvicra, Amerika?

Jo, pare 50 vjeçarët e tabishëm do të kenë më pak atëherë. Madje, nuk do të kenë as alternativë për të fituar ndonjë cent pasi kur ta mbushin moshën 60 vjeçare s’do të kenë më as të drejtë pune.

Është nonsens që të mendohet të evitohet kriza e tanishme me ato mjete, madje e rrezikshme. Si mund ti lëmë pa pare pensionistët e ardhshëm.

- Advertisement -

Ne nuk e kemi sistemin e solidaritetit ndërmjet gjeneratave. Për të pasur atë duhet të ndërtohet fondi enkas. Ky i tanishmi është për ata që do të dalin tash në pension në bazë të kontributeve të veta. Madje, pjesës dërrmuese nuk u mjafton as për jetesë edhe kur janë pa u prekur ato 30 për qind të mjeteve.

Po u prekën, atëherë do të krijojmë edhe një ushtri të rasteve sociale që duhet ti mbajmë me lëmoshë.

- Advertisement -

E për aty veç i kemi nja dy ushtri, atë të veteranëve të rrejshëm dhe atë të atyre që skanë punu dhe rrjedhimisht s’kanë pasë mubdësi të kobtribojnë.

Po u krijua edhe një, e atyre që kanë kontribu, por i shpenzuan mjetet ça mbrri në pension, atëhere shteti do të falimentonte. Madje, do të shkonte në pakthim pa mundur ti ofronte mirëqenie askujt.

Prandaj, paret e trustit nuk guxojnë të preken. Duhet hulumtuar alternative tjera, garancione shtesë nga shteti në kredimarrje, nxitje të biznesbërjes prodhuese apo inciatova tjera që e zhvillojnë vendin.

Edhe po u morën paret e Trustit ato kanë me shku në import. E partnerët më të mëdhenj tregtar prej nga blejmë ne i kemi Serbinë dhe Kinën. Pra, me paret e pensioneve tona do ti forconim disa vende që veç të mirën nuk na dojnë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit